Policia më e besueshmja NULL NULL 22.07.2015 17:21 22.07.2015 17:21 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka prezantuar të dhënat e anketës me titull “Perceptimi i Qytetarëve lidhur me Besueshmërinë dhe Integritetin në Policinë e Kosovës”. Qytetarët janë pyetur rreth besueshmërisë në institucionet politike, zbatimit të ligjit në vend, kërcënimet dhe rreziqet të cilat i kanosen vendit, përhapja e korrupsionit në institucionet e Kosovës si dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë. Sondazhi është realizuar gjatë muajit qershor dhe korrik 2015, me 1221 respondentë në mbarë territorin e Kosovës. Sipas anketës, qytetarët e Kosovës kanë renditur Policinë e Kosovës si më të besuarën në vend, me 56 %, e pasuar nga sistemi i edukimit me 55 %, mediat me 41 % dhe organizatat e jo-qeveritare me 38 %. Institucionet më pak të besueshme janë shfaqur Prokuroria me 24 %, sistemi i Drejtësisë me 27 %, transmeton Klan Kosova.