Fatos Qerimi: Komunat të varen sa më pak nga buxheti qendror NULL NULL 16.07.2018 18:57 16.07.2018 18:57 Sekretari i Ministrisë të Zhvillimit Rajonal, Fatos Qerimi, ka bërë të ditur se në 2019-ën pretendojnë të nisin punën për hartimin e një ligji për zhvillim rajonal. “Ministria e ka përfunduar draft dokumentin për zhvillim rajonal, dhe pritet gjatë javëve të ardhshme të aprovohet. Me atë dokument kemi paraqitur edhe shumë praktika nga vendet e rajonit dhe pas miratimit do të fillojmë hartimin e strategjisë për zhvillim rajonal. Besojnë se në vitin 2019 të fillojmë edhe hartimin e një ligji për zhvillim rajonal”. Qerimi ka vlerësuar se nuk ka ndonjë dallim të madh në shpërndarjen e buxhetit nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. Tutje ai ka theksuar nevojën që komunat të krijojnë sa më shumë të hyra vetanake. “Në të ardhmen duhet të fillojë plotësim ndryshimi i ligjit në mënyrë që komunat të jenë më kontributdhënëse me mbeledhjen e taksave dhe sa më pak të varen nga granti i përgjithshëm. Formula duhet të ndryshohet substancialisht që komunat të marrin sa më pak të hyra nga buxheti qendror”.