Refugjatja siriane i vë emrin e Angela Merkelit vajzës së saj NULL NULL 21.08.2017 22:46 21.08.2017 22:46 Angela Merkel Muhammed është një vajzë e sapolindur në Gjermani, transmeton Klan Kosova. Prindërit nga Siria, kanë thënë, se arsyeja se pse i kanë vënë këtë emër vajzës së tyre, ka qenë si shenjë nderimi për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila me anë të politikave të saj, iu ka mundësuar nisjen e një jete të re në Gjermani, më 2015. Në vitin 2015, kancelari hapi kufijtë e Gjermanisë për azilkërkuesit që kishin ikur nga lufta në vende si Iraku dhe Siria, një lëvizje që fitoi lavdinë e saj shumë ndërkombëtare. Familja siriane, jeton në Gjermani për dy vjet. Por kjo foshnje, nuk është nuk është e vetmja që mban këtë emër, pasi edhe një tjetër familje siriane që ka kërkuar azil në Gjermani, e ka emëruar vajzën e saj me po të njëjëtin emër.