Kenny Rogers planifikon pensionimin (VIDEO) NULL NULL 08.05.2017 16:01 08.05.2017 16:01 Këngëtari i famshëm amerikan, Kenny Rogers, është momentalisht në një turne lamtumirës pasi që ka qenë në skenën muzikore për 60 vjet. Gjatë kësaj kohe, ai ka realizuar më shumë se 70 albume dhe ka shitur më shumë se 100 milionë incizime, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Falë hiteve si “The Gambler”, “Lady”, “Coward of the County”, ai ishte mjaft i famshëm në vitet e fundit të 70-tave dhe në të 80-tat. Megjithatë, pas një jete përplot aventura në muzikë dhe biznes, duket se Rogers ka vendosur që të tërhiqet më në fund dhe ta shijojë pleqërinë në qetësi.