Ministri Shala prioritet trajtimin e ujërave të zeza NULL NULL 06.04.2017 10:30 06.04.2017 10:30 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala top prioritet po sheh trajtimin e problemit të ujërave të zeza. Gjatë një vizite që bëri në kompaninë e ujësjellësit ”Radoniqi” në Gjakovë, Shala ka thënë se ndihet i kënaqur kur dëgjon rezultate pozitive për punën e ujërave. Shala ka thënë po ashtu se ”Radoniqi” është një ndër kompanitë më të mira në nivel vendi dhe se si ministër ka thënë se jep mbështetjen dhe shpreh gatishmërinë për sektorin e ujërave dhe ujërat e zeza. Ministri Shala shtoi se dje u morr vendimi ekzekutiv që të fillojë sa më shpejtë ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në Vlash të Prizrenit, njofton Klan Kosova. Ai ka thënë se mbi 150 milionë euro, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si ndërmarrje do t’i investojnë në të trajtimin e ujërave të zeza. Drini dhe pellgu i Drinit për dy vjet do të ketë studim të fizibilitetit e më pas të ketë investime edhe në rregullimin e problematikave ka bërë të ditur Ministri Shala.