Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës, 1 i vdekur e 6 të plagosur

NULL NULL
11.11.2016 00:32

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh të Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Sipas informacioneve të para, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një person, ndërsa raportohet edhe për gjashtë punëtorë të plagosur.

Katër prej punëtorëve, të cilët janë në gjendje më të rëndë, janë dërguar në Spitalin e Fierit.

Personi i cili ka humbur jetën është identifikuar nga policia si Sh. Muça, 40-vjeç.

Ekipet e emergjencave janë duke punuar që të evakuojnë të gjithë punëtorët nga uzina, ndërsa qendra e përpunimit të naftës është përfshirë nga një zjarr me përmasa të mëdha.

Shpërthimi në uzinë ka ndodhur për shkak të një pompe hidrogjeni.

Sipas informacioneve të para që vijnë nga vendngjarja, si pasojë e zjarrit në uzinë rrezikohet sektori i reaktorëve.

klankosova.tv

lajme të ngjashme