Vendimi i bordit: “Performanca” ia zgjat mandatin drejtorit të SHSKUK-së (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 20:44 30.06.2026 20:44 Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ia ka vazhduar mandatin edhe për tre vjet drejtorit Elvir Azizi, duke vlerësuar performancën dhe rezultatet e arritura. Megjithatë, në QKUK vazhdojnë të ketë probleme me pritjet e gjata për MRI, mungesën e stentave dhe listat e gjata për koronarografi. Në Ortopedi, pacientët presin deri në gjashtë vjet për vendosjen e protezave në gju, ndërsa mungojnë edhe materialet e nevojshme. Për detajet shtesë ndiqeni kronikën e përgatitur.