Zhdukja e të riut në Batllavë: Gruaja me fëmijë dyshohet se e panë për herë të fundit (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 20:19 30.06.2026 20:19 Foto nga Klan Kosova Në Liqenin e Batllavës po vazhdojnë kërkimet për 25-vjeçarin i cili dyshohet se ra nga një mjet lundrues teksa ishte me familjen e tij. Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda bëri të ditur se kërkimet janë duke vazhduar tash e katër orë, transmeton Klankosova.tv. “I riu dyshohet se është përmbysur rreth orës 13:00. Sipas informacioneve jozyrtare, ai është parë që ka qenë këtu me gruan dhe dy fëmijët e tij. Gruaja e ka parë që ai ka hyrë për të notuar me dëshirën e tij, por më pas e ka vërejtur se është duke hasur në telashe gjatë notit dhe menjëherë e ka njoftuar policinë”, u shpreh Hoda në Klan Kosova.