Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, rikthehet qarkullimi normal NULL NULL 30.06.2026 20:40 30.06.2026 20:40 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se uji i grumbulluar në një segment të autostradës “Arbën Xhaferi”, është larguar. Përmes një komunikate për media, ministria theksoi se brenda pak çastesh është bërë pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe largimi i ujit të grumbulluar, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt në këtë segment të autostradës, transmeton Klankosova.tv. “Ministria mbetet në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit rrugor dhe ekipet tona janë të gatshme të ndërhyjnë në çdo rast kur paraqitet nevoja, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.