Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuhen me armë për një ulëse të motoçikletës

NULL NULL
10.06.2015 16:49

Sipas raportit të policisë nga rajoni i Prizrenit, janë arrestuar dy të dyshuar për gjuajtje me armë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në rrugën “Raguza” në Prizren, ku ka ndodhur mosmarrëveshja mes të dyshuarve.

Shkak i konfliktit ka qenë një cilësia dhe çmimi i një porosie për qepjen e një ulëseje prej lëkure për motoçikletë. Njëri nga të dyshuarit, nën ndikimin e alkoolit i ka shkaktuar dëm në pasuri një të dyshuari tjetër, me ç’rast ia ka lënë të thyera pesë xhama të automjetit “Jeep Landrover”, dritat elektrike të oborrit dhe fasadën e shtëpisë.

I revoltuar nga skena e krijuar, i dyshuari i dytë e ka nxjerrë nga brezi revolen e llojit “Magnum” dha ka shtënë në ajër, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

Dy të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në mbajtje 48 orëshe.

lajme të ngjashme