Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rritet besimi në fitoren e Hillary Clinton

NULL NULL
25.10.2016 22:55
Democratic presidential candidate Hillary Clinton speaks at her first-in-the-nation presidential primary campaign rally, Tuesday, Feb. 9, 2016, in Hooksett, N.H. (AP Photo/Matt Rourke)

Të paktën shtatë në dhjetë votues në tërë SHBA-të kanë deklaruar që mendojnë që Hillary Clinton do të fitoj zgjedhjet presidenciale, muajin e ardhshëm, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Sipas sondazhit të realizuar nga CNN, të njëjtit të anketuar kanë deklaruar që Donald Trump nuk do ta pranoj rezultatin zgjedhor, madje do ta kontestoj atë.

Amerikanët në përgjithësi besojnë që votat do të numërohen me më shumë saktësi se ato të vitit 2008.

Megjithatë, afërsisht tetë nga dhjetë qytetarë, kanë deklaruar që pasi që të këtë përfunduar procesi i numërimit, dhe pas çertifikimit të rezultateve nga secili shtet, kandidati humbës ka për obligim të pranoj rezultatin.

Pritjet për fitoren e kandidates nga radhët e Demokratëve, janë në rritje.

Respodentët të cilët janë shprehur që Clinton do të fitoj tani shënojnë 68%, në krahasim me sondazhet në fillim të shtatorit, 59%.

Ndërsa sa i përket mbështetësve të Republikanëve dhe Trump, më pak se gjysma e tyre besojnë që Clinton do të fitoj.

lajme të ngjashme