Veseli i kërkon falje Paçakut për termin “gabel” NULL NULL 01.09.2016 13:40 01.09.2016 13:40 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në emër të Kuvendit të Kosovës i ka kërkuar falje deputetit Kujtim Paçaku nga komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian (RAE). Kjo kërkim falje ka ardhur pasi Paçaku në foltoren e Kuvendit ka shprehur shqetësimin dhe indinjimin e tij lidhur me përgjimet telefonike të portalit Insajderi në të cilat ky komunitet është cilësuar si “gabel” në një bisedë mes Adem Grabovcit dhe Safete Hadërgjonajt, njofton Klan Kosova.