Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Telefonat anash, kujdesuni për fëmijët

NULL NULL
01.06.2015 14:34

Studiuesja Ruth Milanaik nga Qendra Mjekësore e fëmijëve në New York ka thënë  se për hir të sigurisë së fëmijëve, prindërit duhet të ndalojnë përdorimin e pajisjeve teknologjike sidomos kur kujdesen për ta.

Pasi që sipas saj kompjuterët dhe celularët tabletë po bëhen shpërqëndrim i rrezikshëm për prindërit të cilët kujdesen për fëmijët.

Sipas studimit të fundit, fëmijët janë më të predispozuar për të ndërmarrë veprime të rrezikshme kur personat që po qëndrojnë me ta janë të shpërqëndruar, si p.sh. duke shkruar mesazhe a po folur në telefon.

Hulumtuesit vëzhguan persona të cilët ‘’kujdeseshin’’ për fëmijët e tyre duke përodur celularët dhe ata matën faktorë si nivelin e angazhimit të tyre dhe sa të shpërqëndruar ata dukeshin.

Gjithashtu ata vështruan se sa shpesh fëmijët u përpoqën të bënin veprime të rrezikshme si hedhja nga lisharëset në lëvizje apo hedhja nga vende të larta.

Fëmijët , kujdestarët e të cilëve ishin shumë të shpërqëndruar, silleshin më tepër në mënyrë të rrezikshme sesa të tjerët. Pajisjet elektronike si celularët ishin përgjegjës për 30% të rasteve të shpërqëndrimeve.

 

 

lajme të ngjashme