Djaloshi me Sindromë Down yll i televizionit NULL NULL 30.05.2015 10:35 30.05.2015 10:35 Një shoqëri e vërtetë është bërë inspirim për një serial. McNelly është aktor e e ndan kohën e tij në mes të Los Angeles dhe Tennessee, për t’a kaluar kohën bashkë me shokun McNelly që është me Sindromë Down. Së fundmi, ata janë bërë pjesë e një show televiziv që titullohet “Mac&Drew” e që e luajnë rolin e vëllezërve, transmeton Klan Kosova. “Drew është shumë i natyrshëm përpara kamerës, dhe i mrekullueshëm në skenë, ai sjellë shumë atmosferë dhe energji në setin e xhirimit.”, u shpreh aktori për shokun e tij. McNelly shpreson që ky show televiziv do të arrijë një audiencë kombëtare, por ajo çfarë ai shpreson më shumë është që të përhap një mesazh. “Unë shpresojë që njerëzit ta shikojnë shfaqjen tonë dhe të jenë mirënjohës për jetën e tyre.”, u shpreh McNelly.