Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lezhë: I riu qëllohet me armë – 30-vjeçari po lëvizte me makinë, i shpëton sulmit

NULL NULL
02.08.2026 08:20

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së shtunës në Lezhë, pranë Urës së Milotit. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Lezhës, dyshohet se objektiv ka qenë një 30-vjeçar nga Rubiku, i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”.

Ndërkohë, edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, ishte në lëvizje me një tjetër automjet tip “Audi”, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia bën me dije se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Policia e Lezhës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

lajme të ngjashme