Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoenes mbyll derën: Bayern nuk negocion për Olise dhe Díaz

NULL NULL
30.07.2026 23:30

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoenes, ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të Michael Olise dhe Luis Díaz, duke bërë të qartë se klubi bavarez nuk ka ndërmend të negociojë për asnjërin prej tyre.

Duke komentuar raportimet se Real Madridi ishte i interesuar për Olisen, Hoeneß u shpreh me ironi: “Real Madridi e donte Olisen? Qesha me të madhe.”

Ai shtoi se Bayerni nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve, pavarësisht se kush shfaq interes.

“Edhe sikur të vinte Perandori i Kinës, ne prapë nuk do të negocionim.”

Hoenes theksoi se i njëjti qëndrim vlen edhe për Luis Díaz, duke lënë të kuptohet se të dy futbollistët konsiderohen të paprekshëm nga kampionët e Gjermanisë.

lajme të ngjashme