Pantina pas konfirmimit të Abdixhikut: Demokracia fitoi në LDK, shumica foli NULL NULL 30.07.2026 22:39 30.07.2026 22:39 Pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarja Shqipe Pantina, ka konfirmuar se Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të LDK-së, duke theksuar se vendimi i delegatëve duhet respektuar dhe se procesi ishte plotësisht demokratik. Në një deklaratë për mediat, Pantina tha se me mbylljen e procesit zgjedhor pret që partia ta lërë pas garën e brendshme dhe të përqendrohet te sfidat politike që e presin. “Po, përfundoi votimi. Zotëri Abdixhiku vazhdon me mbete, shpresojmë se tash do të flitet për rrugën përpara”, deklaroi ajo. E pyetur nëse rezultati nënkupton vazhdimin e mandatit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së, Pantina u përgjigj prerazi: “Natyrisht, vazhdon me qenë kryetar i LDK-së”. Ajo e cilësoi rezultatin si një fitore të demokracisë brenda partisë, duke nënvizuar se vendimi i shumicës është mbi qëndrimet individuale. “Unë i respektoj vendimet e shumicës. Natyrisht edhe për mua zotëri Abdixhiku është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. S’ka rëndësi a pajtohem unë apo jo, ka folur shumica me një proces shumë demokratik, me një proces shumë të rregullt”, u shpreh Pantina. Sa i përket pretendimeve për lobim gjatë procesit zgjedhor, ajo tha se nuk mund të komentojë zhvillimet jashtë votimit, por këmbënguli se procesi i votimit ishte i rregullt. “Sot vota ka qenë demokratike. Çka ka ndodhë lobim nuk e di, vota ka qenë, procesi ka qenë shumë demokratik”, përfundoi ajo.