Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarohet edukatorja që rrahu dyvjeçarin në Tiranë: Po qante, nuk e durova dot

NULL NULL
30.07.2026 17:25

Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ka rrahur një fëmijë dyvjeçar brenda një kopshti.

Sipas informacioneve edukatorja është kallëzuar në polici nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e tij.

Fëmija e kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.

Gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja është shprehur se çdo gjë ishte momentale.

“Nuk e di se çfarë më gjeti thjesht po qante dhe nuk e durova dot”, ka deklaruar ajo.

Dhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja ka ushtruar dhunë fizike ndaj është bërë arrestimi në flagrancë./abcnews.al

Arrestohet edukatorja në Tiranë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një dyvjeçari

lajme të ngjashme