Deklarohet edukatorja që rrahu dyvjeçarin në Tiranë: Po qante, nuk e durova dot NULL NULL 30.07.2026 17:25 30.07.2026 17:25 Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ka rrahur një fëmijë dyvjeçar brenda një kopshti. Sipas informacioneve edukatorja është kallëzuar në polici nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e tij. Fëmija e kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët. Gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja është shprehur se çdo gjë ishte momentale. “Nuk e di se çfarë më gjeti thjesht po qante dhe nuk e durova dot”, ka deklaruar ajo. Dhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja ka ushtruar dhunë fizike ndaj është bërë arrestimi në flagrancë./abcnews.al Arrestohet edukatorja në Tiranë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një dyvjeçari