Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Howe largohet nga Newcastle

NULL NULL
30.07.2026 17:24

Eddie Howe është larguar zyrtarisht nga posti i trajnerit të Newcastle United, me efekt të menjëhershëm, pasi vendosi se koha e tij në “St James’ Park” kishte përfunduar.

48-vjeçari i kishte njoftuar drejtuesit e klubit rreth dy javë më parë për vendimin e tij, ndërsa fillimisht iu kërkua të rishqyrtonte largimin dhe më pas të qëndronte deri në gjetjen e një zëvendësuesi.

Sipas raportimeve, Howe kishte shprehur shqetësime për strategjinë e merkatos dhe drejtimin e skuadrës, megjithëse këto nuk ishin arsyet e vetme të largimit.

Ai nuk pritet të marrë menjëherë një tjetër ekip, pasi synon të marrë një pushim nga futbolli.

lajme të ngjashme