Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemaj: Vota është e fshehtë

NULL NULL
30.07.2026 17:39

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë që Kuvendi i sotëm i LDK-së është për fuqizimin e kësaj partie, dhe se nuk do të ketë tensione.

Ndërkaq, kur u pyet për votën e tij, ai tha se ajo mbetet e fshehtë.

“Unë kam qenë nënshkrues, edhe nënshkrimi ka qenë kërkesë, por vota mbetet e fshehtë dhe duhet me e rujtë integritetin e votës”, ka thënë Zemaj para Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, përcjell Klankosova.tv.

“Këto ngjarje nuk mund t’i shihni në partitë e tjera, e besa as në partitë e vendeve të rajonit”.

“Prandaj, kjo është për fuqizimin e LDK-së dhe asgjë tjetër”.

“Për këtë arsye jemi parti demokratike dhe për këtë arsye kërkojmë suksese edhe më të mëdha”.

lajme të ngjashme