Gashi para nisjes së Kuvendit të LDK-së: Një proces demokratik dhe i suksesshëm NULL NULL 30.07.2026 17:46 30.07.2026 17:46 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, para nisjes së Kuvendit të LDK-së, ka thënë se pret një proces demokratik dhe të suksesshëm. “Mendoj se do të jetë një proces demokratik dhe i suksesshëm dhe është një nivel i ri i politikëbërjes në Kosovë. Nuk flasim sot për kandidatët, sot është hapi i parë, duhet të mblidhemi bashkërisht të gjithë dhe të vendosim”, ka deklaruar Gashi. I pyetur nëse dikush po i bën presion për kandidaturë apo për pozita brenda partisë, Gashi është përgjigjur: “Po thu që më bën dikush presion mu, a”. Ndërsa lidhur me mundësinë që të synojë pozitën e kryetarit të LDK-së, ai ka thënë: “Ta shohim hapin e parë, pastaj flasim”. /Klankosova.tv