Vatër zjarri në Belsh të Shqipërisë, flakët u përhapën me shpejtësi NULL NULL 30.07.2026 17:17 30.07.2026 17:17 Një vatër e madhe zjarri u shfaq pasditen e sotme në territorin e bashkisë së Belshit pranë fshatrave Seferan e Merhojë të Shqipërisë. Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, shkurre, bimë dhe parcela bujqësore. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e flakëve dhe fikjen totale të zjarrit. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Pritet që grupet hetimore dhe ekspertët përkatës të kryejnë verifikimet në terren për të përcaktuar origjinën e tij. Vetëm një ditë më parë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëroi rrezik të lartë nga zjarret në qarkun e Elbasanit këtë fundjavë./TCh