Sekretari i LDK-së: Vendos vota e fshehtë, kemi vetëm një pikë të rendit të ditës NULL NULL 30.07.2026 17:19 30.07.2026 17:19 Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ilir Ferati, ka folur para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie. Ferati tha se tashmë përgatitjet kanë përfunduar. Ai theksoi se do të vendos vota e fshehtë dhe se ky kuvend do të zhvillohet me vetëm një pikë të rendit të ditës. “LDK është shtëpi e debatit demokratik dhe politik. Sigurisht që debati do të jetë i hapur”, deklaroi Ferati para mediave njofton Klankosova.tv. “Kuvendi është mekanizëm demokratik të zgjidhjes së mendimeve të ndryshme, të cilët ballafaqohen përmes argumentit dhe debatit. Normalisht që në fund konstatohet përmes shumicës demokratike që është vota e fshehtë në kuti”, shtoi Ferati.