Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet duke kultivuar bimë narkotike në një fshat të Beratit, prangoset 38-vjeçari

NULL NULL
30.07.2026 11:26

Policia shqiptare e ka arrestuar një 38-vjeçar në fshatin Zgërbonjë të Beratit, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike.

Prangosja e tij ka ardhur pasi njësitë policore kanë gjetur 107 bimë narkotike dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar Cannabis sativa.

“Nga veprimet hetimore të kryera me metoda proaktive u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 38 vjeç, banues në Poliçan, i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Kontrollet antikanabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Berat, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale në këtë fushë.”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar në organet e prokurorisë për procedura të mëtutjeshme. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme