Dy arrestime për vjedhje në Lezhë, policia zbardh detajet e operacionit NULL NULL 30.07.2026 11:34 30.07.2026 11:34 Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet. Si rezultat i veprimeve hetimore, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale të vjedhjes. Në pranga ka rënë 26-vjeçari Elger Uka, banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë, ai dyshohet se gjatë muajit korrik 2026 ka vjedhur xhirot ditore në 9 vende të ndryshme në qytetin e Lezhës. Gjithashtu është arrestuar edhe 39-vjeçari Aurel Pjetri, banues në Lezhë, i dyshuar për vjedhjen e një iPad-i dhe një çante me sende personale nga një automjet i parkuar. Sipas njoftimit të policisë, 39-vjeçari u kap në flagrancë, ndërsa në momentin e arrestimit iu gjet iPad-i i vjedhur, të cilin dyshohet se sapo e kishte marrë pas riparimit në një dyqan në Shkodër. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua edhe çanta e vjedhur. Policia e Shqipërisë bën të ditur se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./TCh