Skena si nëpër filma, futbollisti ganez grabitet me dhunë nga hajnat në mes të ditës në Bruksel NULL NULL 30.07.2026 11:42 30.07.2026 11:42 Sulmuesi i Union Saint-Gilloise, Mohammed Fuseini, është grabitur të dielën, derisa ndodhej në një veturë të parkuar në Bruksel. Pesë persona me kapelë e kanë nxjerrë futbollistin ganez me forcë nga vetura dhe i kanë marrë telefonin dhe orën. “Het Laatste Nieuws” ka publikuar pamje nga grabitja. Sipas raportimit të mediumit belg, Fuseini është dërguar në spital pas grabitjes, por të hënën ka qenë në gjendje të marrë pjesë në stërvitjen e klubit të tij. Ai ka pësuar lëndime të lehta, shkruan TheBrusselsTime, transmeton klankosova.tv. Pamjet tregojnë pesë persona duke rrethuar veturën e parkuar, ndërsa tre prej tyre e nxjerrin Fuseinin nga ulësja e shoferit. Derisa njëri nga sulmuesit e mban atë në një pozicion mbytjeje, të tjerët ia heqin orën nga dora. Më pas, Fuseini rrëzohet në tokë, ku ndalon së rezistuari. Grupi ka kontrolluar veturën e Fuseinit para se të largohej me vrap nga vendi i ngjarjes. Policia ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur disa sende të raportuara si të vjedhura. Ai është akuzuar për grabitje me dhunë, të kryer në kuadër të një grupi. Fuseini iu bashkua Unionit në verën e vitit 2024, pas angazhimeve te skuadra austriake Sturm Graz dhe ajo daneze Randers. Me Unionin, ai fitoi titullin e kampionit të Belgjikës në vitin 2025 dhe Kupën e Belgjikës në vitin 2026. Bruxelles. L’attaccante dell’Union Saint Gilloise, Mohammed Fuseini, é stato derubato mentre si trovava in macchina. Un gruppo di giovani di origine africana, incappucciati, ha aggredito il giocatore ghanese mentre era nella sua auto, lo hanno estratto dal mezzo e sottratto poi… pic.twitter.com/khpBk8PhLB — Leonardo Panetta (@LeonardoPanetta) July 28, 2026