Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga 1 shtatori, Inspektorati i Punës kalon në inspektime digjitale dhe mbikëqyrje me dronë

NULL NULL
30.07.2026 11:27
Inspektorati Qendror i Punës

Me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë vendim që, nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës të kalojë në inspektime plotësisht digjitale.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren, transmeton klankosova.tv.

Njëkohësisht, ministria ka njoftuar do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Po ashtu, do të iniciojmë forcimin e koordinimit ndërinstitucional, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të shkëmbejnë informacion në kohë reale dhe mbikëqyrja të jetë sa më parandaluese, e jo vetëm reaguese”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme