Tre familjarë të lënduar pas dhunës në Komoran, policia arreston të dyshuarin NULL NULL 30.07.2026 11:23 30.07.2026 11:23 Është arrestuar një person në Komoran, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve. Të tretë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. Tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.