Zhurma gjatë natës, Policia në Gjilan gjobit shkelësit NULL NULL 30.07.2026 11:04 30.07.2026 11:04 Foto ilustruese Policia në Gjilan, në dy ditët e fundit ka shqiptuar pesë gjoba për mosrespektim të për Rendin dhe Qetësinë Publike. Sipas njoftimit, Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan kanë vazhduar me aktivitete të shtuara në teren, me fokus parandalimin dhe identifikimin e rasteve të shkaktimit të zhurmës gjatë natës, transmeton Klankosova.tv. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thekson se këto aktivitete do të vazhdojnë me intensitet të shtuar edhe në ditët në vijim, përmes patrullimeve, kontrolleve të vazhdueshme dhe reagimeve ndaj çdo ankese të qytetarëve, duke ndërmarrë masa ligjore ndaj secilit person fizik apo subjekt afarist që cenon qetësinë publike.