Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erion Veliaj kërkon lirinë, më 15 shtator rishqyrtohet masa ndaj tij

NULL NULL
30.07.2026 10:51

Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka caktuar datën 15 shtator për rishqyrtimin e masës së Erion Veliajt, pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg, shkruan abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Procesi gjyqësor në ngarkim të Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë ndodhet në fazën e themelit.

Ndaj Veliajt, i vetmi që mbahet në masën shtrënguese “arrest në burg” , SPAK ka ngritur akuzat korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, fshehje e mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në qeli.

lajme të ngjashme