Ende pa nis sezoni, trajneri largohet nga skuadra e Premier Ligës NULL NULL 30.07.2026 10:43 30.07.2026 10:43 Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i sezonit të ri në futboll, Newcastle United ka mbetur pa trajnerin e saj. Siç raporton BBC të enjten, Eddie Howe do të largohet menjëherë nga skuadra e Premier Ligës angleze. Howe ishte nën presion edicionin e kaluar, pasi Neëcastle përfundoi vetëm në pozitën e 12-të. Ndeshja e fundit në krye të skuadrës e 48-vjeçarit ishte humbja 4:1 nga Bristol City, të mërkurën në kuadër të ndeshjeve parasezonale. Newcastle Unitedit i janë larguar disa prej futbollistëve kryesorë, viteve të fundit, përfshirë edhe në këtë merkato, duke humbur mesfushorin italian, Sandro Tonali që është transferuar në Tottenham Hotspurs.