Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia në “luftë” me flakët, shtatë provinca e 11 rajone përfshihen nga zjarret

NULL NULL
29.07.2026 19:46

Pas zjarreve të fuqishme në disa shtete evropiane, së fundmi me një situatë të tillë është duke u përballur edhe Turqia.

Gjatë së mërkurës, në 11 rajone dhe në shtatë provinca të ndryshme në Turqi kanë shpërthyer flakët.

Sipas mediave turke, situata paraqitet e vështirë në disa prej zonave të prekura, derisa ekipet po punojnë në shuarjen e zjarreve duke ndërhyrë përmes tokës dhe ajrit.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Turqi ka njoftuar po vazhdojnë angazhimet për shuarjen e flakëve në këto zona.

Disa prej zonave të prekura nga flakët janë në Antalya, Mugla, Çanakkale, Balikesir e rajone tjera.

Autoritetet turke kanë njoftuar se dhjetëra banorë janë evakuuar.

“Heronjtë e Pyllit po luftojnë me përkushtim të madh në terren për të mbrojtur atdheun tonë të gjelbër. Ju lutemi mos shkaktoni zjarre të reja.”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

lajme të ngjashme