Një zjarr i madh vihet nën kontroll në Francë, arrestohet edhe një dyshuar NULL NULL 28.07.2026 23:04 28.07.2026 23:04 Një zjarr i madh në Francë, që ka shkatërruar rreth pesëmijë hektarë në zonën e Ponteves, është vënë nën kontroll, kanë njoftuar autoritet franceze. Ministri i brendshëm, Laurent Nunez e ka përshkruar këtë si një përparim të madh, duke vlerësuar edhe përpjekjet e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e madh prej 1000 zjarrfikësve e njësive ushtarake. Ai ka treguar edhe për plagosjen e katër zjarrfikësve. “Mendimet e mia janë me katër zjarrfikësit e plagosur dje kur një kamion cisternë për zjarre u përmbys.”, ka deklaruar ministri francez. Nunez ka njoftuar se një person është arrestuar, si i dyshuar për zjarrvënie. “Një i dyshuar për zjarrvënie është arrestuar nga xhandarmëria dhe është lënë në paraburgim.”, ka thënë ai. Nryshe, gjatë përballjes me zjarret, janë lënduar një numër i madh i zjarrfikësve, derisa janë arrestuar edhe mbi 160 persona. /Klankosova.tv