Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita shkëlqen, përmbys skuadrën malteze

NULL NULL
28.07.2026 22:34

Drita ka shënuar fitore spektakolare me pëmbysje ndaj skaudrës nga Malta, Floriana.

Kampionia e Kosovës triumfoi me rezultat 2:1 sonte në “Fadil Vokrri”.

Të parët kaluan në epërsi, kur Paul Mbong realizoi në minutin e 40-të, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para.

E ishte gati fundi i ndeshjes, minuti i 88-të kur Jorgo Pëllumbi barazoi shifrat në Prishtinë.

Derisa skuadra e Zekirja Ramadanit, epërsinë e arriti në minutin e 92-të me autogolin e Kauan, njofton Klankosova.tv.

Ekipi nga Gjilani, arriti që edhe gjatë lojës shtesë të mbahet duke arritur fitore që e çon në rundin e tretë të UEFA Conference League.

Në këtë rund, Drita do të përballet me Tre Fiorit.

lajme të ngjashme