Spanja lëshon urdhra të rinj evakuimi për qytetet pranë Madridit NULL NULL 27.07.2026 23:32 27.07.2026 23:32 Ministria e Brendshme e Spanjës ka urdhëruar evakuimin e dy qyteteve të tjera pranë Madridit. Bëhet fjalë për Santa Maria de la Alameda dhe Las Navas del Marques, raporton Sky News. Sipas kësaj ministrie, më shumë se 40 qytete në rajonet e Madridit, Avilës dhe Toledos janë evakuuar në përgjithësi. Në njoftim bëhet e ditur se shtatë të tjerë janë vendosur nën urdhra izolimi. Gjithsej 116 mijë njerëzve në Spanjë u është urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre, përfshirë rreth 63 mijë në rajonet e kërcënuara nga zjarri kryesor pranë Madridit.