Institucionet e reja, Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme NULL NULL 27.07.2026 20:22 27.07.2026 20:22 Pas mbajtjes së mbledhjes konstituive të Kryesisë së re të Aleancës, kryetari i saj, Ardian Gjini ka bërë të ditur se janë miratuar agjenda vjetore e punës dhe plani i aktiviteteve. Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka njoftuar se Kryesia, krahas çështjeve organizative, ka diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe për nevojën e krijimit të institucioneve të qëndrueshme. Ai ka theksuar se Aleanca mbetet e përkushtuar për një proces politik që garanton stabilitet, përgjegjësi dhe orientim të qartë për Kosovën. Gjini ka ritheksuar se oferta gjashtëpikëshe e Aleancës mbetet baza e këtij qëndrimi, duke e cilësuar atë si të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare. “Kushdo që synon ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, duhet ta kuptojë se këto projekte strategjike janë të panegociueshme për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Gjini.