Krimet e luftës: Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Gjokoviqit (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 20:52 27.07.2026 20:52 Mungesa e deklaratës së një dëshmitareje ka bërë që Gjykata Themelore në Prishtinë të rihapë shqyrtimin gjyqësor në rastin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Milorad Gjokoviq. Gjykata kërkoi sigurimin e deklaratës së Nurije Krasniqit nga Policia e Pejës, si dhe nga institucionet ndërkombëtare UNMIK dhe EULEX. Sipas aktakuzës, Gjokoviqi akuzohet për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1998-1999, ndërsa një dëshmitar e cilësoi procesin si të zvarritur.