Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh NULL NULL 25.07.2026 13:47 25.07.2026 13:47 Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga policia serbe në Horgosh i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar gjatë një kontrolli në këtë pikë kufitare. Sipas Kocit, gjatë kontrollit të veturës së tij, policia serbe kishte gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulësen e automjetit, për të cilën i riu kishte deklaruar se nuk kishte pasur dijeni. Koci: Ndalet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh Koci tha se është i lumtur për lirimin e tij. “Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon”, ka shkruar Koci. /Klankosova.tv