FFK njofton për hedhjen e shortit për sezonin e ri NULL NULL 17.07.2026 17:23 17.07.2026 17:23 Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar klubet për datën e zhvillimit të shortit për edicionin e ri garues 2026/2027. Sipas njoftimit të Komisionit të Garave të FFK-së, shorti do të hidhet më 27 korrik 2026, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku do të përcaktohet kalendari i garave për klubet e kategorive kryesore, transmeton Klankosova.tv. Ceremonia e shortit do të zhvillohet sipas këtij orari: Superliga e Kosovës – ora 13:00 Liga e Parë – ora 14:00 Liga e Dytë – ora 15:00 Komisioni i Garave ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha klubeve që të jenë të pranishëm në ceremoninë e shortit, duke respektuar orarin e përcaktuar për secilën ligë. Me hedhjen e shortit, klubet do të mësojnë përballjet dhe rrugëtimin e tyre në sezonin e ri futbollistik, i cili pritet të sjellë gara të reja dhe sfida të mëdha në futbollin kosovar.