Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosje me thikë në poliklinikën e Shkodrës, një person përfundon në spital

NULL NULL
16.07.2026 13:13

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në ambientet e poliklinikës së Shkodrës dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në konfliktin që përfundoi me plagosje, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Efektivët po marrin dëshmi nga stafi i poliklinikës dhe personat që mund të kenë dijeni për rastin.

Gjithashtu, pritet të sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë së institucionit shëndetësor, me qëllim dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

lajme të ngjashme