Zyrtare: Slaven Bilic është përzgjedhësi i ri i Kroacisë NULL NULL 13.07.2026 19:51 13.07.2026 19:51 Slaven Bilic është rikthyer në krye të Kombëtares së Kroacisë, Federata Kroate e Futbollit (HNS) e ka emëruar zyrtarisht si përzgjedhës i ri i Kombëtares së tyre. Bilic ishte një nga kandidatët kryesorë për këtë post pas largimit të Zlatko Dalic dhe rikthehet në këtë detyrë pas 14 vitesh. At the proposal of HNS president Marijan Kustić, the HNS Executive Committee unanimously appointed Slaven Bilić as head coach of the #Croatia national team! 🤝 🇭🇷 We wish him the very best of luck and plenty of success!#Family #Vatreni ❤️🔥 pic.twitter.com/pNTshLo2b3 — HNS (@HNS_CFF) July 13, 2026 Ai e drejtoi Kroacinë nga viti 2006 deri në vitin 2012, periudhë gjatë së cilës skuadra arriti deri në çerekfinale të Euro 2008, transmeton Klankosova.tv. Gjatë mandatit të tij të parë, Bilic krijoi bazat e një brezi të artë të futbollit kroat, i cili më vonë arriti finalen e Kupës së Botës 2018 në Rusi. Sipas mediave kroate, 57-vjeçari pritet të përfitojë rreth një milion euro bruto në vit. Emërimi i tij erdhi me propozimin e presidentit të HNS-së, Marijan Kustic. Bilic, i cili si futbollist fitoi medaljen e bronztë me Kroacinë në Botërorin 1998, ka zhvilluar edhe një karrierë të gjatë si trajner. Ai ka drejtuar klube si West Ham United, West Bromwich Albion, Besiktas, Lokomotiv Moskë dhe skuadra në Arabinë Saudite. Pavarësisht eksperiencës së madhe, ai nuk ka fituar trofe në nivel klubesh, ndërsa rikthimi te Kombëtarja e Kroacisë shihet si një mundësi për të rikthyer sukseset e mëparshme.