Samiti në mbështetje të Ukrainës, Rama ndan pamje nga takimi me Macron NULL NULL 13.07.2026 19:13 13.07.2026 19:13 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron në Paris të Francës. Takimi ka mbledhur krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv. Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë. Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.