Konjufca uron përfaqësuesin e ri të BE-së: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane NULL NULL 13.07.2026 17:50 13.07.2026 17:50 Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar diplomatin gjerman Dirk Schübel për emërimin si Përfaqësues i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë. Përmes një postimi në platformën X, Konjufca i uroi suksese në mandatin e ri dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Urime Dirk Schübel për emërimin tuaj si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. Ju uroj suksese në mandatin tuaj të ri dhe pres me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej partneritetin ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj rrugës së saj evropiane, agjendës së reformave dhe vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian”, ka shkruar Konjufca./Klankosova.tv Congratulations to Dirk Schübel on your appointment as the European Union Special Representative in the Republic of Kosova. I wish you success in your new mandate and look forward to working together to further strengthen the partnership between 🇽🇰 and 🇪🇺. The Republic of… — Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) July 13, 2026