Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ademi takohet me talentin e Bayern Munichut, a do të jetë pjesë e Kosovës?

NULL NULL
13.07.2026 17:38
Screenshot

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me talentin kosovar të Bayern Munichut, Arijon Ibrahimovic, gjatë një dreke të përbashkët në Prizren.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi publikoi fotografi nga takimi dhe shprehu vlerësimin e tij për 19-vjeçarin, duke e cilësuar si një nga talentet më të mëdhenj kosovarë që po afirmohet në futbollin evropian, transmeton Klankosova.tv.

Sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovarë të futbollit evropian, yllin e Bayern Munichut, Arijon Ibrahimovic”, ka shkruar Ademi.

Kreu i FFK-së e përshkroi Ibrahimovicin jo vetëm si një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm, por edhe si një të ri të edukuar, modest dhe krenar për prejardhjen e tij.

Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë”, theksoi ai.

Ademi i uroi suksese në vazhdim të karrierës, duke shprehur bindjen se e ardhmja do t’i sjellë arritje të mëdha në futbollin evropian.

lajme të ngjashme