United afër goditjes së radhës – objektivi tani është kapiteni i Belgjikës! NULL NULL 13.07.2026 16:38 13.07.2026 16:38 Pas transferimit të brazilianit Andrey Santos, Manchester United po synon një tjetër përforcim në mesfushë. Objektivi i radhës i “Djajve të Kuq” është Youri Tielemans, me negociatat me Aston Villën që kanë hyrë në një fazë të avancuar. Pasi hoqi dorë nga pista për mesfushorin e Atalantës, Ederson, klubi nga “Old Trafford” e ka përqendruar vëmendjen te reprezentuesi belg. Sipas raportimeve, United është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 35 milionë paundësh, me Tielemans që preferon kalimin te “Djajtë e Kuq”. 29-vjeçari është ndër mesfushorët më të qëndrueshëm të Premier League në vitet e fundit, duke ofruar cilësi teknike, vizion në lojë dhe eksperiencë të madhe në futbollin anglez. Ai ishte gjithashtu kapiten i Belgjikës gjatë Kupës së Botës 2026. Nëse palët arrijnë marrëveshjen për detajet e fundit, Youri Tielemans pritet të jetë përforcimi i radhës i Manchester United në merkaton e verës, teksa klubi vazhdon rindërtimin e repartit të mesfushës./Klankosova.tv