“Sport Marketing”: Uji në pishinën e Gërmisë, i pastër si loti NULL NULL 10.07.2026 23:52 10.07.2026 23:52 Më 7 korrik, kompania publike komunale e Kryeqytetit “Sport Marketing” njoftoi se Pishina e Gërmisë do të mbyllet përkohësisht deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. E të premten, kjo ndërmarrja tha se rezultatet e mostrave tashmë janë kthyer nga IKShPK, raporton Klankosova.tv. Sipas njoftimit, del se uji në pishinë është i pastër. “Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i pastër si loti”, u tha në njoftimin e ndërmarrjes. NPL “Sport Marketing” ka falënderuar IKShPK-në për nxjerrjen e analizave “në kohë rekorde”. Në njoftim u tha po ashtu se pishina e Gërmisë do të hapet qysh nga nesër, 11 korrik. /Klankosova.tv