Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova në NATO, Haradinaj: Të punohet që kandidatura të diskutohet në samitin e ardhshëm në Shqipëri

NULL NULL
09.07.2026 12:56

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që institucionet e vendit të nisin menjëherë angazhimin për ta vendosur kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në NATO në agjendën e samitit të ardhshëm të Aleancës, i cili pritet të mbahet në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se anëtarësimi në NATO duhet të jetë prioritet strategjik i shtetit.

“Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar gjithashtu ata që, sipas tij, nuk e mbështesin këtë objektiv.

“Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban”, ka theksuar ish-kryeministri.

Haradinaj vazhdimisht ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në NATO të trajtohet si prioritet kombëtar, duke e konsideruar atë garancinë më të fuqishme për sigurinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme