Rasti në Fier rikthen makthin e familjes Krasniqi nga Gjilani: U shpërngulëm për hir të vajzës (VIDEO) NULL NULL 08.07.2026 14:21 08.07.2026 14:21 Arben Krasniqi Dhuna brutale ndaj një 17-vjeçareje në Fier, e cila u sulmua nga tri adoleshente, ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa rasti ka rikthyer kujtime të dhimbshme për familjen Krasniqi nga Gjilani, e cila vitin e kaluar u përball me një ngjarje të ngjashme. Babai i viktimës së atij rasti, Arben Krasniqi, tha në “Kosova Today” se sapo dëgjoi për dhunën ndaj 17-vjeçares në Fier, iu rikthyen kujtimet e dhimbshme të asaj që kishte përjetuar vajza e tij, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi se si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj bijës së tij dhe shokut që ajo ka përjetuar, familja e tij është shpërngulur jashtë Kosovës. “Për hir të informimit të drejtë publik, unë mund të ju them se ka pesë-gjashtë muaj që unë dhe familja ime gjendemi jashtë Kosovës, domethënë kemi vendosur që për shkak të shëndetit të vajzës sime, për shkak të pasigurisë dhe të gjitha rrethanave që janë krijuar, me kërku qetësi, drejtësi dhe mirëqenie në një shtet tjetër demokratik në Evropë, pikërisht për shkak të ngjarjes që i ka ndodhur vajzës sime”, tha Krasniqi në Klan Kosova. Ndër të tjera, dënimi ndaj të akuzuarve në këtë rast, sipas Krasniqit ende nuk është i plotfuqishëm. Pamjet e rënda të keqtrajtimit të vajzës në Gjilan nga bashkëmoshataret (VIDEO)