Pamjet e rënda të keqtrajtimit të vajzës në Gjilan nga bashkëmoshataret (VIDEO) NULL NULL 09.08.2025 21:35 09.08.2025 21:35 Një vajzë e mitur është rrahut në mënyrë brutale nga disa bashkëmoshatare në Gjilan. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se e mitura është e shtrirë në tokë teksa mbi të janë disa vajza të tjera e godasin me shuplakë dhe ia vendosin këmbën në kokë. Në lidhje me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se po merren policia dhe prokuroria. “Mund ta konfirmoj si rast. Në lidhje me rastin po merren policia dhe prokuroria por nuk mund të japë më shumë detaje”, tha Hashani për Klankosova.tv.